Me rastin e Ditës Evropiane të Dhurimit të Organeve, Indeve dhe Qelizave – European Donation Day 2026, objektet në mbarë vendin, mbrëmjen e kaluar dhe sonte, ndriçohen me ngjyrë të gjelbër, si simbol i shpresës, solidaritetit dhe jetës së re.
Për këtë qëllim, pothuajse të gjitha komunat në qytete të ndryshme të Maqedonisë, si dhe institucionet, iu bashkuan iniciativës, për çka Ministria e Shëndetësisë i falënderon për këtë mesazh simbolik, përmes të cilit japin mbështetje për dhurimin e organeve dhe transplantimin. Drita përcjell mesazhin se humanizmi mund të shpëtojë jetë.
Çdo dhurues është shpresë. Çdo “po” është jetë e re.
Të përhapim vetëdijen, të nxisim humanizmin dhe të japim shpresë për jetë të re!

