Shkëndija U16 vazhdon me paraqitje bindëse në kampionat. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ismail Ismaili ka regjistruar një fitore të rëndësishme në transfertë, duke e mposhtur Bregallnicën në Shtip me rezultat 2:4.
Të rinjtë kuqezi zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke dominuar në pjesën më të madhe të takimit dhe duke treguar cilësi në organizimin e lojës, disiplinë taktike dhe efikasitet në fazën sulmuese. Katër golat e realizuar në një transfertë të vështirë janë dëshmi e formës së mirë të ekipit dhe e punës së vazhdueshme të stafit teknik.
Me këtë fitore, Shkëndija U16 konfirmon se mbetet një nga skuadrat më konkurruese në kampionat, ndërsa trajneri Ismail Ismaili dhe futbollistët e tij vazhdojnë të japin sinjale pozitive për vazhdimësinë e sezonit raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume