Me dy fëmijë në shtëpi, çdo ditë është plot me obligime, megjithatë momentet kur të gjithë ulemi së bashku rreth tryezës kanë vërtet rëndësi për ne. Pa marrë parasysh obligimet e ndryshme dhe kohën gjithmonë të kufizuar, ne jemi nga ato familje që duan t’u vijnë mysafirë, të shoqërohemi dhe të shijojmë ushqim të mirë e biseda të gjata.

Mysafirët i duam, pa marrë parasysh se si do t’i presim. Ndonjëherë përgatisim pjatën e preferuar, ndonjëherë i presim vetëm me kafe dhe pije, e ndonjëherë tryeza është e bollshme dhe e bërë gati për më shumë njerëz. Prandaj na intereson që gatimi të shkojë lehtë dhe të mos na e marrë kohën që duam ta kalojmë me familjen dhe miqtë.
Përzgjedhja jonë ra mbi pikërisht mbi pllakën e induksionit Miele KM8000, të cilën e integruam këtë vit. Një pllakë gatimi shumë praktike, ku mund të përgatisim disa gatime njëkohësisht, me një sipërfaqe elegante dhe të njëtrajtshme që e bën gatimin edhe më të lehtë. Ajo u përshtat bukur dhe në mënyrë diskrete në kuzhinë, por mbi të gjitha, ma ka bërë gatimin shumë më të lehtë.

Nuk më duhet të mendoj vazhdimisht nëse sipërfaqja nxehet në mënyrë të barabartë ose nëse diçka do të digjet — pllaka e ngroh enën me saktësi, pikërisht aq sa është e nevojshme.

Kjo na hyn në punë veçanërisht kur festojmë dhe na vijnë të afërmit. Atëherë shtëpia është plot, rreth tryezës ka edhe fëmijë edhe të rritur, kurse në kuzhinë gjithmonë përgatiten disa gjëra në të njëjtën kohë.

Me KM 8000  kam hapësirë të mjaftueshme dhe organizohem shumë më lehtë. Duke qenë se e gjithë sipërfaqja është me induksion, mund të vendos deri në gjashtë tenxhere ose tigane ku të më konvenojë, pa pasur nevojë t’u kushtoj vëmendje zonave të përcaktuara paraprakisht. Sistemi i Miele e identifikon vetë pozicionin e enëve dhe e përshtat nxehtësinë.

Kështu, supa, mishi, perimet, salca dhe ëmbëlsira mund të përgatiten në të njëjtën kohë, pa nxitim të panevojshëm.
Një tjetër gjë praktike janë enët speciale M Sense, të cilat janë të lidhura me sistemin e Miele. Ato ndihmojnë që ushqimi të mos digjet, kurse lëngjet të mos derdhen. Kjo nënkupton që nuk më duhet të qëndroj vazhdimisht pranë çdo tenxhereje për të kontrolluar se çfarë po ndodh.

Përderisa dreka po përgatitet, unë mund ta përfundoj sallatën, ta shtroj tryezën ose thjesht të ulem me mysafirët.
E kur të përfundojë ndenja, gjëja më e lodhshme për mua është rregullimi dhe pastrimi. Me Miele KM 8000, thjesht e fshij sipërfaqen me një leckë dhe gati. Kështu mbetet më shumë kohë për kafe, muhabet dhe edhe pak shoqërim pas drekës.

Për ne, dreka familjare asnjëherë nuk është vetëm një drekë. Është koha kur jemi bashkë, bisedojmë, qeshim dhe krijojmë kujtime të bukura. Prandaj më vjen mirë që përzgjodhëm pllakën e induksionit të Miele. Ajo ma lehtëson punën në kuzhinë dhe më le më shumë kohë për atë që ka vërtet rëndësi — familjen, mysafirët dhe shijimin e momenteve rreth tryezës së përbashkët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume