Mbrojtja e Artan Grubit informon opinionin publik se distancohet nga organizimi spontan dhe i vetiniciuar i tubimit të qytetarëve, fqinjëve dhe miqve, me rastin e heqjes së masës së arrestit shtëpiak ndaj Artan Grubit, pas 8 muajsh paraburgim.

Tubimi ishte spontan, para shtëpisë së Artan Grubit, pa fjalime, pa mesazhe dhe pa karakter politik.

Heqja e masës përbën vendim të organeve kompetente, në kuadër të procedurave të përcaktuara me ligj.

Në emër të klientit tonë, u kërkojmë falje të gjithë qytetarëve që mund të jenë shqetësuar mbrëmë nga kjo ngjarje spontane, e cila zgjati disa minuta dhe mund të ketë krijuar një pasqyrë të gabuar në opinionin publik.

Mbrojtja thekson se respektimi i institucioneve, procedurave gjyqësore dhe sundimit të ligjit është i një rëndësie thelbësore.

Çdo vendim i organeve kompetente duhet të respektohet, pa presione politike, interpretime personale dhe presion publik.

Njëkohësisht, theksojmë se Artan Grubi nuk ka marrë pjesë në organizimin e tubimit dhe se ai nuk përfaqëson ndonjë qëndrim apo iniciativë të tij politike.

Çdo shprehje e mbështetjes nga qytetarët apo grupet është zgjedhje e tyre personale dhe nuk duhet të ndërlidhet me mbrojtjen.
Fokusi ynë mbetet ekskluzivisht te aspektet juridike të çështjes, mbrojtja e të drejtave të Artan Grubit dhe sigurimi i një procedure të ligjshme dhe të drejtë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume