Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, dhe guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në kuadër të Takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore në Bangkok, u takuan me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, Bo Li.

Në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet aktuale makroekonomike, sfidat që vijnë nga mjedisi global dhe rëndësia e pavarësisë, transparencës dhe kredibilitetit të bankave qendrore për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.

Siç u theksua në takim, pavarësia dhe transparenca e Bankës Qendrore janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit në kushte pasigurie.

Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së pavarësisë së Bankës Qendrore dhe mandatit të përcaktuar qartë me ligj, si parakushte për zbatimin e qëndrueshëm të politikës monetare dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Gjatë bisedimeve u theksua gjithashtu përparimi i deritanishëm në avancimin e kornizave institucionale, transparencës dhe komunikimit të Bankës Popullore.

Në takim u konfirmua angazhimi i përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes Bankës Popullore dhe FMN-së, i cili përmes mbështetjes këshilluese, ndihmës teknike dhe forcimit të kapaciteteve institucionale, kontribuon në avancimin e funksioneve të bankës qendrore dhe në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume