Protestuesit e rinj mbrohen me mjete rrethanore nga granata e gazit lotsjellës, marrin tasa me vete: E mësuam në mënyrë rrethanore
Disa protestues të rinj kanë marrë tasa me vete në protestën e ditës së pestë.
Ata shpjeguan gjatë intervistës për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, se pasi policia hedh granatën e gazit lotsjellës ata i vendosin tasin e madh të inoksit për të pasur mundësi ta largojnë.
Më pas i riu tregoi se këtë veprim e kanë mësuar në mënyrë rrethanore për të shmangur lëndimet nga gazi lotsjellës.
“E mësuam duke parë në mjete rrethanore. Kur hedhin gaz policia e përdorim”, u shpreh ai.