Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se nga gjithsej 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të regjistruar për të votuar në komunën e Bërvenicës, deri më tani të drejtën e votës e kanë ushtruar 85 persona.

Sipas informacioneve të deritanishme të KSHZ-së, nga gjithsej nëntë persona të regjistruar në Listën Zgjedhore, të cilët vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, kanë votuar shtatë prej tyre.

Votimi i këtyre personave po zhvillohet në tri institucione ndëshkuese-përmirësuese në Maqedoninë e Veriut, në Shkup, Shtip dhe Tetovë.

Nga KSHZ-ja bëjnë të ditur se votimi në Bërvenicë ka nisur sot në orën 07:00 dhe po zhvillohet pa pengesa. Deri më tani nuk janë raportuar probleme apo vështirësi në ushtrimin e së drejtës së votës dhe në zhvillimin e procesit zgjedhor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume