Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Stojançe Radiçevski, ka njoftuar se sot ka shfrytëzuar të drejtën e tij demokratike të votës.

Përmes një postimi, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Bërvenicës që të dalin në votime dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të lirë, me përgjegjësi dhe sipas bindjeve personale, përcjell TS.

Radiçevski gjithashtu ka apeluar që dita e zgjedhjeve të kalojë në një atmosferë demokratike dhe dinjitoze, me respekt të ndërsjellë dhe duke respektuar vullnetin e lirë të secilit qytetar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume