Dalja e votuesve në komunën e Bërvenicës deri në orën 17:00 ka kaluar 40 për qind, ndërsa procesi zgjedhor po shkon drejt përfundimit.

Këtë e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Bërvenicë, Nedime Sallai, e cila njoftoi se të dhënat e fundit zyrtare për daljen e votuesve janë të orës 17:00, ndërsa për përditësimin e orës 19:00 mbeten edhe disa vendvotime, njofton TS.

Sa i përket ankesave dhe kundërshtimeve gjatë procesit zgjedhor, Sallai bëri të ditur se janë paraqitur gjithsej 10 kundërshtime. Prej tyre, katër janë pranuar, ndërsa gjashtë të tjerat janë refuzuar.

Procesi zgjedhor në Bërvenicë po ndiqet nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, ndërsa të dhënat përfundimtare pritet të bëhen të ditura pas përmbylljes së procedurave përkatëse.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume