Numërohen të gjitha votat në Bërvenicë, ja si është renditja përfundimtare! Arkin Jahiji dhe Stojanço Radiçevski në raundin e dytë
Pas përpunimit të të gjitha 24 vendvotimeve, që përbëjnë 100% të votave, Stojanço Radiçevski i VMRO-DPMNE-së renditet i pari në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës, i ndjekur nga Arkin Jahiji i AKI-së. Dy kandidatët do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Sipas rezultateve preliminare, Radiçevski ka siguruar 2.943 vota, apo 38,90% të votave, ndërsa Jahiji ka marrë 2.152 vota, apo 28,45%. Diferenca mes dy kandidatëve është 791 vota, njofton TS.
Kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini, renditet në vendin e tretë me 1.528 vota, përkatësisht 20,20% të votave.
Rezultatet preliminare sipas kandidatëve:
Stojanço Radiçevski (VMRO-DPMNE) – 2.943 vota (38,90%)
Arkin Jahiji (AKI) – 2.152 vota (28,45%)
Jakup Huseini (VLEN) – 1.528 vota (20,20%)
Jovica Radeski (LSDM) – 706 vota (9,33%)
Dushan Bogdanovski – 55 vota (0,73%)
Arife Idrizi – 21 vota (0,28%)
Dalja në votime 46,56%
Në zgjedhjet lokale në Komunën e Bërvenicës kanë votuar gjithsej 7.565 qytetarë, ndërsa dalja në votime ka qenë 46,56%. Sipas të dhënave të publikuara, janë regjistruar edhe 160 fletëvotime të pavlefshme.
Me përfundimin e numërimit në të gjitha vendvotimet, gara për kreun e komunës do të vendoset në raundin e dytë, ku Stojanço Radiçevski dhe Arkin Jahiji do të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për të marrë drejtimin e Komunës së Bërvenicës.
Rezultatet e paraqitura janë preliminare dhe mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht.
