Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e parakohshme lokale në Bërvenicë, duke shprehur mbështetje për kandidatin Arkin Jahiji dhe duke u bërë thirrje partive shqiptare që ta mbështesin atë.

“Një fitore shumë e rëndësishme vjen sot nga Bërvenica! Duke uruar Arkinin për fitoren e tij, bëj thirrje tek secila parti shqiptare që të votojmë këtë burrë të ndershëm e plot përkushtim që nderon çdo shqiptar!”, ka shkruar Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume