Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton opinionin se procesi zgjedhor në Komunën e Bërvenicës përfundoi në mënyrë të rregullt, pa shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe pa asnjë incident, njofton TS.

MPB-ja gjatë gjithë ditës ndërmori masa dhe aktivitete në kuadër të kompetencave të saj, me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe të sigurt të procesit zgjedhor, garantimit të sigurisë së qytetarëve dhe ruajtjes së gjendjes së favorshme të sigurisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume