Tregu i dorës së dytë duket se po përpiqet të kanalizojë artikujt e vjedhur nga trazirat e përhapura në Francë.

Parfume, çanta dore firmato, kozmetikë dhe madje edhe karta Pokémon janë shfaqur në platformat e rishitjes pas një fundjave dhune në të cilën dyqanet u plaçkitën.

Sipas Bloomberg, platforma online e Vinted ka përjetuar një fluks mallrash që dyshohet se lidhen me plaçkitjet pas shpërthimit të trazirave në të gjithë vendin. Kompania, për të cilën Franca është tregu i saj më i madh, tashmë ka mobilizuar mekanizmat e saj të kontrollit për të identifikuar dhe hequr produktet e lidhura me plaçkitjet e ditëve të fundit.

Një zëdhënës i Vinted tha se kompania ndërmori veprime të menjëhershme për të identifikuar dhe fshirë produktet e dyshimta, duke forcuar gjithashtu monitorimin e listave të reja.

“Kur shkelen rregullat tona, ne ndërmarrim veprime kundër llogarive të përfshira, gjë që mund të çojë edhe në ndalimin e tyre të përhershëm,” tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume