Policia e Shqipërisë ka arrestuar 5 persona, mes tyre edhe një 16-vjeçar, pasi akuzohen se dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, gjatë tubimit të zhvilluar ditën e sotme.

Ndërkohë, 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit A.P,37 vjeç, S.R., 32 vjeç, L.D, 20 vjeç, P.P., 24 vjeç, si dhe një i mitur 16-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik të të miturit, policia thotë se ka gjetur lëndë piroteknike, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, 15 shtetasit e tjerë të identifikuar janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, vihen në pranga 5 shtetas, shpallen në kërkim 15 të tjerë.

Sekuestrohet një sasi lëndësh piroteknike.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.

16-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike.

Gjithashtu, u shpallën kërkim 15 shtetas të tjerë. Punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume