Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, u ka bërë thirrje shqiptarëve, veçanërisht diasporës, që të mbështesin kandidatin shqiptar, Arkin Jahiju, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës.
Sela theksoi se fitorja e një kandidati shqiptar në këtë komunë është e rëndësishme, ndërsa shprehu publikisht gatishmërinë për të qenë në dispozicion të Jahijut gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve.
“Pa marrë parasysh gjithçkaje, shqiptarë, ju lutem, diaspora, ju lutem, është shumë e rëndësishme që në Bërvenicë të fitojë kandidati shqiptar. Këtë garë e udhëheq Arkin Jahiju. Dhe po e them publikisht, jam në dispozicion të shqiptarit Arkin Jahiju në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, si ta mendojë ai”, deklaroi Sela. /SHENJA/