Muhamed Murtezi, person i afërt me liderin e LD-së, Izet Mexhiti, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike pas raundit të parë të zgjedhjeve në Bërvenicë, duke ngritur dyshime për mundësinë e veprimeve brenda VLEN-it kundër kandidatit të tyre.

“Nëse dikush brenda VLEN ka punuar kundër kandidatit tonë në rrethin e parë të zgjedhjeve në Bërvenicë, kjo duhet analizuar mirë e me shumë përgjegjësi;
Por, që disa eksponentë të BDI dhe AKI, me deklarimet e tyre të pamatura dhe fodullëkun që po tregojnë, mund ta dëmtojnë kandidatin e tyre në rrethin e dytë, kjo ka shumë mundësi!” ka shkruar Murtezi

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume