Vendimi i Gjykatës Themelore në Gjilan për dënimin me 25 vjet burg të Egzon Shallkit, i akuzuar për vrasjen e 21-vjeçarit Auron Ferizi, ka nxitur reagimin e familjarëve të viktimës.
Të revoltuar me vendimin, ata kanë shprehur pakënaqësinë ndaj aktgjykimit të shpallur sot.
“Prej sotit besë asnjoni nuk keni, qofshi asi burra, dilni prej sotit se unë e di ku jeni tu nejt, ku jeni tu shku”, është dëgjuar të thotë njëri nga familjarët, raporton Klankosova.tv
Ndërkohë, babai i Auron Ferizit, Arton Ferizi, një ditë më parë, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin.
“Ky është akt terrorist dhe dua që drejtësia ta marrë vendimin e duhur. Dua që ky idiot të dënohet me burgim të përjetshëm. Edhe pse kjo nuk ma lehtëson dhimbjen, dua ta di se drejtësia është vënë në vend”, kishte deklaruar Arton Ferizi në Klan Kosova.