Një 46-vjeçar nga rrethina e Gostivarit është përballur me kallëzim penal nën dyshimet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, raporton Tetovasot.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj H.A. (46) për veprën penale “Lëndim trupor”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 5 shtator 2026 në shtëpinë familjare, ku i kallëzuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke përdorur edhe sende të ndryshme.

Autoritetet po vazhdojnë procedurën për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume