Një përleshje fizike mes tre personave ka shkaktuar ndërhyrjen e policisë në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, raporton Tetovasot.

Sipas njoftimit të MPB-së, më 21 tetor rreth orës 21:20 janë ndaluar E.K. (33), R.K. (22) dhe A.S. (42), të gjithë nga Shkupi.

Policia ka vepruar pas një denoncimi se personat kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje fizike mes tyre.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume