Një 52-vjeçare nga fshati Ratevë, rrethina e Berovës, është kallëzuar penalisht nën dyshimet për lëndim trupor dhe moszbatim të vendimit gjyqësor, raporton Tetovasot.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 tetor 2026, kur e kallëzuara dyshohet se ka sulmuar vajzën e saj të mitur me një send të fortë.

Gjithashtu, ajo dyshohet se nuk ka respektuar një vendim të Gjykatës Themelore të Berovës të miratuar në kuadër të procedurës për mbrojtjen e të drejtave.

Rasti do të procedohet nga organet kompetente, shkruan Tetovasot.