Një 29-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi nëna e tij e denoncoi se e kishte kërcënuar në disa raste, raporton Tetovasot.
Sipas MPB-së, V.D. u arrestua më 22 tetor nga efektivët e Stacionit Policor të Gostivarit, ndërsa denoncimi ishte bërë një ditë më parë nga nëna e tij 53-vjeçare.
Tetovasot mëson se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet parashtresa përkatëse.