Një 47-vjeçar nga një fshat i rajonit të Vallandovës është privuar nga liria pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 53-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 22 tetor rreth orës 14:00, në shtëpinë familjare, ku burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Gjatë masave të ndërmarra nga policia, tek ai janë matur 2,32 promilë alkool në gjak.
Personi është mbajtur në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.TS