Një 60-vjeçar nga Kërçova është privuar nga liria pasi dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë një 71-vjeçar dhe është përpjekur t’i marrë paratë.
Ngjarja ka ndodhur para një objekti hotelierik në rrugën “Boris Kidriç” në Kërçovë.
Sipas denoncimit, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime personit 71-vjeçar dhe më pas është larguar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.TS