Vetëm tri ditë para se të mësohet emri i fituesit të Topit të Artë 2026, me Lamine Yamalin, Harry Kane, Kylian Mbappen dhe Leo Messin ndër kandidatët kryesorë për ta fituar këtë çmim, një superkompjuter i zhvilluar nga “Canadian Sports Betting” ka bërë gjithashtu parashikimet e tij.

Sipas tij, fitues do të shpallet sulmuesi i Bayern Munichut dhe i kombëtares së Anglisë, me 58 për qind gjasa për ta fituar çmimin.

Ndërkohë, sulmuesi i Barcelonës, pavarësisht fitimit të Kupës së Botës dhe titullit të La Ligës, do të kishte vetëm 18 për qind gjasa për ta fituar atë.

Megjithatë, superkompjuteri nuk është kufizuar vetëm në parashikimin e fituesit të Topit të Artë për këtë vit, por ka parashikuar edhe fituesit e dhjetë edicioneve të ardhshme, ku spikasin veçanërisht lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit.

Sipas llogaritjeve të tij, Lamine Yamal do t’i fitojë tre Topa të Artë gjatë dhjetë viteve të ardhshme: në vitet 2027, 2031 dhe 2035. Një tjetër lojtar aktual i Barcelonës, Pau Cubarsi, do ta fitonte këtë çmim në vitin 2033.

Sa i përket Real Madridit, edhe klubi madrilen pritet të ketë disa fitues të Topit të Artë në vitet e ardhshme, por në mesin e tyre nuk do të ishin as Kylian Mbappe dhe as Vinicius Junior. Sipas parashikimeve, çmimin do ta fitonin Jude Bellingham në vitin 2028, Endrick në vitin 2032 dhe Arda Guler në vitin 2034.

Fituesit e tjerë hipotetikë të Topit të Artë, të cilët nuk janë pjesë e asnjë skuadre të La Liga EA Sports, do të ishin Michael Olise i Bayern Munichut në vitin 2029, Erling Haaland i Manchester Cityt në vitin 2030 dhe Estevao i Chelseat në vitin 2036.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume