Një 24-vjeçar nga fshati Leski, në Vinicë, ka shkaktuar një aksident trafiku mbrëmjen e kaluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka gjetur dhe arrestuar, ndërsa testi ka treguar 1,82 promilë alkool në gjak.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:45, në kryqëzimin e rrugëve “Marshall Tito” dhe “Leninova” në Vinicë, mes dy veturave “Audi”.

Nga përplasja, një 58-vjeçar pësoi lëndime të rënda, ndërsa tre persona të tjerë, përfshirë njërin nga shoferët, u lënduan.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 24-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume