Me ndryshimet klimatike është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, theksoi për TVM2, mjeku Sedat Lumani. Ai thotë se pacientët ankohen prej simptomave si kollitje, dhimbje të trupit, temperaturë e lartë, molisje, humbje e apetitit, zvogëlimi i aktivitetit fizik, për punë për koncentrim për mësim, dhe të gjitha këto janë simptome që e përcjellin infeksionin akut qoftë nga viruset, qoftë një ftohje e rëndomtë apo ndonjë baktere. Mjeku Lumani rekomandon për kujdes të shtuar në këtë periudhë të vitit.
“Prandaj duhet t’i përmbahemi terapisë së rregullt, të gjithë ata që lëngojnë prej sëmundjeve respiratore, siç janë asmatikët, ato me bronkite kronike që kanë mungesë të oksigjenit. Shkupi ka mikroklimë të keqe, kur kemi paraqitje të mjegullave, lagështi të ajrit, vështirësohet frymëmarrja. Këto pacientë duhet të bëjnë kontrolle shumë të shpeshta, të konsultohen me pulmologë, të marrin terapinë, e cila është mjaft e mërzitshme, pompat për frymëmarrje, dhe për çdo çrregullim shëndetësor të paraqiten tek mjeku amë.”, – deklaroi për TVM2 mjeku, Sedat Lumani.
Mjeku Sedat Lumani po ashtu informoi se në periudhën e ndotjes së ajrit edhe nga faktorë të tjerë vjen deri tek sulmet në tru.
“Pacientët me probleme respiratore kronike, të atyre me sëmundje kardiovaskulare, vijnë deri te çrregullimi i qarkullimit të gjakut dhe jo rrallë herë kemi sulme në tru, të ashtuquajtura si pleksim të trurit, plasja e enëve të gjakut prej shtypjes së madhe, nëse nuk kontrollohet dhe paraqiten insultet e tjera të sistemit nervor qendror.”, – u shpreh për TVM2 mjeku, Sedat Lumani.
Mjekët rekomandojnë të kujdesemi më shumë për shëndetin tonë, të hamë fruta dhe perime sezonale, t’i largohemi ushqimeve karbohidrate, të bëjmë më shumë aktivitet fizik apo të ecim nga 40 min çdo ditë, si dhe të kujdesemi për higjienën personale.