Studentët pritet të nisin protestën në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, ashtu si më 13 tetor, dita kur u zhvillua tubimi i tyre i parë

Protestë kombëtare me tre orare të ndryshme! Nga Kryeministria,
Ditën e sotme pritet të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga studentet, në Tiranë. Ky tubim pritet të zhvillohet në disa zona të kryeqytetit, e madhe në disa orare të ndryshme.

Fillimisht, në orën 10:00, pedagogët do të marshojnë nga Universiteti Politeknik drejt godinës së Kryeministrisë, ashtu si në ditët e para që kur iu bashkuan studentëve. Më pas, në orën 11:00, atyre pritet t’u bashkohen edhe aktivistë, punonjës të kulturës dhe qytetarë të tjerë.

Nga ana tjetër, anëtarë të Partisë Demokratike, mes tyre dhe vetë kryetari Sali Berisha, do të nisin marshimin nga selia blu në orën 12:00, për t’u vendosur po ashtu para Kryeministrisë.

Ndërkohë studentët, pritet të nisin protestën në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, ashtu si më 13 tetor, dita kur u zhvillua tubimi i tyre i parë.

Kujtojmë se prej 13 tetorit, protestat ishin marshime paqësore, ndryshuan faqe, duke shënuar episode dhunë dhe përplasje të forta mes të rinjve dhe policisë. Gjatë protestave të javës së fundit, janë dëmtuar biznese private, institucione financiare dhe institucione shtetërore. Po ashtu, ka patur përplasje tepër të dhunshme që kanë lënë të lënduar protestues dhe efektivë policie.

Protestës së sotme pritet t’i bashkohen dhe shqiptarë të diasporës, teksa pjesëmarrja pritet masive. Pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për dialog, protestuesit vijojnë të këmbëngulin te kërkesa për dorëheqjen e tij./ SHEKULLI

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume