Protestuesit u vënë flakën kazanëve të mbeturinave dhe thyejnë xhamat e bizneseve, mes tyre një bankë e nivelit të dytë në Vasil Shanto
Protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave dhe kanë thyer xhamat e disa bizneseve në Tiranë, mes tyre edhe të një banke të nivelit të dytë në zonën e “Vasil Shantos”.
Ata kanë thyer xhamat dhe shkatërruan bankomatin e një banke të nivelit të dytë. Po ashtu ata kanë thyer xhamat e një biznesi tjetër, e më pas u larguan nga aty.
Po ashtu ata kanë marrë koshat dhe i kanë vendosur në mes të rrugës si barrierë mbrojtëse. Ndërkohë që kanë hedhur edhe barrierat e hekurit të vendosura në trotuare.
Incidentet janë regjistruar gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ku protesta po vijon prej disa orësh.