Pas zhvendosjes së protestuesve nga Kryeministria një përplasje është regjistruar edhe prapa Muzeut Kombëtar.

Një grup të rinjsh hodhën molotovë në drejtim të policisë që po i ndiqte nga pas.

Disa furgona të policisë erdhën nga unaza dhe u stacionuan prapa Muzeut, aty ku protestuesit hodhën bomba molotovë në drejtim të tyre. Më pas të rinjtë u shpërndan në drejtim të qendrës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume