Sot, më 28 tetor, pritet të zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i cili do të pasojë Islam Abazin në krye të këtij institucioni.

MARKETING

Për këtë pozitë garojnë pesë prokurorë: Jovan Cvetanovski, Trajçe Pelivanov, Lidija Raiçeviq, Iskra Haxhi-Vasileva dhe Faton Azizi.

Sipas procedurës së përcaktuar, votimi do të mbahet nga ora 08:00 deri në orën 16:00, ndërsa drejtuesi i ri do të zgjidhet përmes votimit të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë nga ana e prokurorëve publikë.

Kush janë kandidatët?
Jovan Cvetanovski dhe Trajçe Pelivanov janë prokurorë në Prokurorinë e Lartë Publike. Pelivanov më parë ka qenë pjesë e Prokurorisë Speciale Publike.

Lidija Raiçeviq vjen nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, ndërsa Iskra Haxhi-Vasileva dhe Faton Azizi janë prokurorë në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Të pesë kandidatët kanë prezantuar programet e tyre para Këshillit të Prokurorëve Publikë, duke vënë theksin te forcimi i luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe pastrimit të parave, si dhe te rritja e efikasitetit të institucionit.

Abazi nuk kërkon mandat të dytë
Zgjedhja e drejtuesit të ri vjen pas përfundimit të mandatit katërvjeçar të Islam Abazit, i cili më herët kishte bërë të ditur se nuk do të garonte për një mandat të dytë.

Drejtuesi i ri do të marrë përsipër përgjegjësinë për drejtimin e një institucioni me rol kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndër sfidat kryesore do të jenë rritja e efikasitetit në hetime, forcimi i pavarësisë institucionale dhe rikthimi i besimit të publikut në punën e Prokurorisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume