Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me rastin e Arlindës, e cila sa ishte gjallë, kërkonte që të zbatohej vendimi i gjykatës për takimin me djalin e saj.

Në videon e publikuar ekskluzivisht nga emisioni MAT në Klan Kosova, Arlinda dëgjohet duke i kërkuar një zyrtari policor respektimin e vendimit të gjykatës.

Sipas përshkrimit të Lushakut, polici Faruk i përgjigjet se vendimi interpretohet ndryshe nga ana e tyre dhe se obligimi i policisë është vetëm ta shoqërojë deri në shtëpi.

Lushaku e ka cilësuar rastin si një situatë ku një nënë po kërkon nga institucionet zbatimin e vendimit gjyqësor dhe të drejtën për të takuar djalin e saj.

“Një viktimë duke e lutë shtetin me zbatu vendimin! Një nanë duke luftu për të drejtën e saj për djalin”, ka shkruar depuretja në Facebook.

Ajo ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet, duke iu drejtuar edhe kryeministrit me thirrjen për shkarkime.

“Shkarkime, o kryeministër!A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?!“.

https://www.facebook.com/watch/?v=1352367260167353

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume