Në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca ku do të shqyrtohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila shpalli fajtorë Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.
Gjykata Themelore e dënoi Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim.
Këtë seancë po e përcjell nga afër gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.