Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për herë të parë në Kuvendin e Kosovës lidhur me vrasjen e Arlinda Pajazitit dhe thirrjet për dorëheqjen e saj.
Ajo deklaroi se është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet përkatëse dhe të japë të gjitha përgjigjet e nevojshme, me qëllim që të sqarohen plotësisht rrethanat dhe faktet e rastit.
Gërvalla theksoi se ajo dhe zyra që drejton do të jenë në dispozicion të institucioneve për të ofruar sqarimet e kërkuara dhe për të kontribuar në zbardhjen e plotë të rastit.
“Mbeshetet fuqishëm nga ana ime si koordinatore dhe nga zyra që e udhëheq. Absolutisht s’duhet të ketë dilemë, do të jem plotësisht se bashku me institucionet në disponimin tuaj, për të dhënë përgjigjjet e kërkuara dhe për të dëshmuar zbardhjen e të gjitha fakteve”, ka deklaruar Gërvalla.