Protestuesit tashmë janë pranë zyrave të Ministrisë së Drejtësisë.

Ata kanë hedhur gaz para dyerve të Ministrisë së Drejtësisë ndërsa para objektit po qëndrojnë zyrtarët policorë.

Sikurse edhe ditën e djeshme, edhe sot ata do të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësis, Këshillit Prokurorial e Gjyqësor e deri tek Qeveria.

Ata po kërkojnë dorëheqjen e Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës.