Ejup Berisha
Diktat-Demokracia është një term që e përshkruan një sistem politik në të cilin ka
zgjedhje, parlament dhe institucione demokratike, por qeveria në praktikë vepron
me metoda autoritare pasiqë e nejta i imponon vendimet e saj pa dialog të
vërtetë dhe pa kontroll demokratik.
Karakteristikat kryesore të modelit janë
-Përqendrim i pushtetit- I njejti është i përqendruar në duart e një udhëheqësi ose
një rrethi të ngushtë njerëzish.
-Imponimi i vendimeve- këto merren pa diskutim serioz dhe pa respekt për
opinionin dhe qëndrimet e opozitës.
-Dobësimi i institucioneve-parlamenti, gjyqësori dhe institucionet e tjera e
humbasin pavarësinë e tyre.
-Demokraci formale-zgjedhjet ekzistojnë, por rregullat demokratike dhe
konkurrenca politike mund të shkilen.
-Kontrolli i publikut – kritika ndaj qeverisë margjinalizohet ose ushtrohet presion
ndaj atyre të cilët e marrin guximin ta kritikojnë të njejtën
Çfarë nënkuptoj une me Diktat-demokracinë"?
Termin Diktat Demokraci e kamë përdorur si një model praktik në të cilin elitat
politike e respektojnë formalisht sistemin demokratik, por në të njëjtën kohë të
njejtat zbatojnë metoda të menaxhimit diktatorial gjatë veprimeve të tyre
praktike.
Në një shkrim të mëhershëm timin të titulluar Modeli i Diktat Demokracisë kamë
theksuar se nuk mjafton që politikanët të zgjidhen në zgjedhje demokratike, por
ata edhe duhet të qeverisin në mënyrë demokratike.
Thelbi i idesë time është
– Demokracia pa liri të vërtetë bëhet thjesht një formalitet.
– Qeveria nuk duhet të imponojë vendime pa dialog.
– Institucionet duhet të jenë të pavarura.
– Opozita dhe mediat duhet të veprojnë lirishëm.
– Qytetarët duhet të kenë mundësinë të kritikojnë qeverinë dhe ta zëvendësojnë
atë në zgjedhje.
Si përfundim-Diktat demokracia, sipas këtij kuptimi, është një sistem në të cilin
forma demokratike ekziston, por jo edhe përmbajtja demokratike. E rëndësishme
është të theksohet se ky është një term politik që une e kamë përdorur për të
përshkruar një praktikë të caktuar, dhe jo një kategori politike të pranuar
përgjithësisht ne teorine e shkencës politike. Terme teknike të lidhura me të janë
regjimi hibrid, autoritarizmi zgjedhor dhe demokracia joliberale.