Një 40-vjeçar nga Tetova është arrestuar pasi dyshohet se mori një kuletë me para dhe dokumente personale që i kishte rënë një qytetari, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, dëshmitarët e ngjarjes e identifikuan M.M. si personin që mori kuletën dhe u largua me biçikletë.
Pas arrestimit, ai u dërgua në stacionin policor dhe ndaj tij do të pasojë parashtresë përkatëse.