Një 17-vjeçar nga Gradeci ka pësuar lëndime të rënda pasi humbi kontrollin mbi trotinetin elektrik në rrugën rajonale Gradec–Pirok, raporton Tetovasot.
Në aksident u lëndua edhe bashkëudhëtari i tij 15-vjeçar. Të dy u dërguan në Qendrën Urgjente në Gostivar.