Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar protestat dhe zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke thënë se ato po përcillen me shqetësim dhe vëmendje.
Në një deklaratë, Kurti tha se Shqipëria që nga fundi i majit ishte përfshirë nga protesta qytetare, të cilat për rreth katër muaj kishin qenë paqësore, ndërsa në tetor pati përplasje më të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.
‘Shqipërinë e duam gjithmonë, dhe pavarësisht rrethanave. Ajo është pjesë e pandashme e qenies sonë kombëtare, prandaj zhvillimet atje i përcjellim me shqetësim, kujdes, përgjegjësi dhe gjithsesi me dashuri’, ka deklaruar Kurti.
Ai ka pretenduar për ndikim të oligarkisë në qeverisje.
“Është e rëndësisë jetike që ne shqiptarët t’ia dëshmojmë vetës se dijmë të ndërtojmë drejtësi e demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit dhe qeverisje që nuk i përkulet oligarkisë”, ka thënë ai.
Kurti ka reaguar edhe ndaj zërave që, sipas tij, janë përpjekur t’ia atribuojnë Lëvizjes Vetëvendosje protestat në Shqipëri.
‘Kam parë me habi, zëra të ndryshëm që janë përpjekur t’ja faturojnë VV-së këto protesta, por të dashur delegatë dhe aktivistë të tjerë, ne sot jemi forcë qeverisëse dhe jo protestuese’, ka deklaruar Kurti.
‘Protestave u kemi dalë ballë vetë, kurrë nuk kemi ndjenjur anonimë. S’e kemi pasur taknik hedhjen e gurit, e fshehjen e dorës’, ka përfunduar Kurti.