Nëse në raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës dalin të votojnë po aq qytetarë sa në raundin e parë, kandidatit fitues do t’i nevojiten rreth 3.667 vota.

Në raundin e parë, të mbajtur më 18 tetor, në Bërvenicë votuan 7.333 qytetarë për kandidatët për kryetar komune.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në raundin e parë Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE fitoi 2.945 vota (38,89%), ndërsa Arkin Jahiji nga AKI mori 2.152 vota (28,42%), Jakup Huseini nga VLEN-i me 1.529 vota (20,19%), ndërsa kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, mori 707 vota (9,34%), përcjell TS.

Në garën e sotme përballen Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE, i cili në raundin e parë fitoi 2.945 vota, dhe Arkin Jahiji nga AKI, i cili mori 2.152 vota.

Nëse pjesëmarrja mbetet e njëjtë, kandidatit do t’i nevojitet shumica e votave të vlefshme për të fituar zgjedhjet dhe për të siguruar mandatin e kryetarit të Komunës së Bërvenicës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume