Kryetarja e Komisionit Zgjedhor Komunal, Nedime Sallai, ka bërë të ditur se dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës është rritur për 4,71 pikë përqindjeje, krahasuar me raundin e parë.

Sipas saj, deri në orën 11:00 në raundin e parë kishin votuar 1.480 qytetarë, ndërsa në raundin e dytë kjo shifër ka arritur në 2.245 votues, apo 765 votues më shumë, përcjell TS.

Nedime Sallai gjithashtu ka theksuar se deri në këto momente procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndonjë parregullsi të evidentuar./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume