Rekord historik në Bërvenicë! Dalja masive e qytetarëve deri në orën 17:00 thyen të gjitha rekordet e mëparshme! (VIDEO)
Dalja e qytetarëve në zgjedhjet në Komunën e Bërvenicës ka shënuar pjesëmarrje të lartë, duke arritur në 48,64 për qind deri në orën 17:00, raporton live gazetari i TS Nevrij Ademi nga vendvotimet në komunën e Bërvenicës..
Sipas të dhënave të fundit nga KSZH-ja, në votime kanë marrë pjesë gjithsej 7.902 qytetarë nga 16.256 votues të regjistruar në listën zgjedhore. Ndërkaq, janë përpunuar 16.247 votues.
Krahasuar me orën 15:00, kur kishin votuar 6.579 qytetarë apo 40,49 për qind, deri në orën 17:00 numri i votuesve është rritur për 1.323 qytetarë.
Gazetari i TetovaSot, Nevrij Ademi, po raporton nga vendvotimet në Bërvenicë, duke përcjellë nga afër pjesëmarrjen dhe zhvillimet e procesit zgjedhor.
Në këto zgjedhje, gara për drejtimin e Komunës së Bërvenicës zhvillohet mes kandidatëve të AKI-së dhe VMRO-DPMNE-së.