Pas përfundimit të procesit të votimit në Komunën e Bërvenicës, vëmendja tashmë është përqendruar te numërimi i votave dhe rezultatet e zgjedhjeve.

Ndërkohë sipas gazetarit të TS, Nevrij Ademi që qëndron para shtabit të AKI-së është krijuar një atmosferë e veçantë, ku simpatizantët dhe mbështetësit e kësaj partie po presin me interes rezultatet e para nga zgjedhjet.

Gjatë ditës, në Bërvenicë është shënuar pjesëmarrje e konsiderueshme e qytetarëve në votime, ndërsa gara mes kandidatëve të AKI-së dhe VMRO-DPMNE-së ka qenë në qendër të vëmendjes.

Rezultatet e para pritet të tregojnë se kush do ta drejtojë Komunën e Bërvenicës në mandatin e ardhshëm./TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume