LIVE: Arkin Jahiji mbulohet me flamurin kombëtar, pamje nga festa e madhe në Çellopek pas fitores në Bërvenicë! (VIDEO)
Atmosferë madhështore festive është krijuar në fshatin Çellopek pas fitores së shpallur nga kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Në mesin e festimeve, Arkin Jahiji është mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa mbështetësit e tij kanë vazhduar festën me curle, tupana, valle dhe brohoritje.
Pamjet nga Çellopeku tregojnë atmosferën e krijuar pas rezultatit zgjedhor, ku simpatizantë të shumtë janë mbledhur për të festuar së bashku.
Gazetari i TetovaSot, Nevrij Ademi, sjell pamje ekskluzive nga festa në shtabin e AKI-së në Çellopek.