Përmes këtij reagimi, këngëtarja duket se ka kritikuar tendencën për ta zhvendosur vëmendjen…
Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale, pas lajmeve që qarkulluan në media lidhur me një video të saj humoristike në TikTok, ku provoi një filtër që pretendon të parashikojë partnerin aktual të përdoruesit.
Pas publikimit të videos, ku Ronela bëri batuta për rezultatin e filtrit që i nxori si partner të supozuar një president të martuar nga Mongolia, vëmendja e mediave u përqendrua te jeta e saj sentimentale.
Kjo duket se nuk i ka pëlqyer këngëtares, e cila përmes një videoje të publikuar në Instagram ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si trajtohen lajmet që lidhen me të.
“Gjithë fokusi i jetës, i punës, i showbizit është vetëm tek i dashuri, dashnori dhe kush është ai. Domethënë, shkon e bën këngë, investon, bën intervistë 3 orë, titulli është prapë ‘zbulohet i dashuri’. Paskeni vdekur, domethënë”, u shpreh Ronela.
Përmes këtij reagimi, këngëtarja duket se ka kritikuar tendencën për ta zhvendosur vëmendjen nga puna dhe projektet e saj artistike te jeta private, duke ironizuar mënyrën se si pasqyrohet në media.