Shkruan: Amina Nuraj

Po thuhet se mbrëmë Aleksandar Vulin është nisur drejt Moskës, por më pas është kthyer përsëri në Beograd.
Duket se kanë filluar të ikin edhe «trimat» e Beogradit, duke iu shmangur përballjes me vetë njerëzit e tyre.

Por koha e pandëshkueshmërisë po merr fund. Haku i shqiptarëve në Serbi, vuajtjet, padrejtësitë dhe dekadat e shkeljes së të drejtave tona nuk mund të mbeten përgjithmonë pa përgjigje.

Drejtësia mund të vonojë, por nuk harrohet. Historia nuk fshihet dhe askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për atë që ka bërë.

Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm dhe asnjë padrejtësi nuk mbetet përgjithmonë pa u përballur me drejtësinë!

*kandidate për deputete nga Sanxhaku e Koalicionit Shqiptar

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume