Republikani Byron Donalds, i mbështetur nga presidenti amerikan Donald Trump, është shpallur fitues i zgjedhjeve për guvernator të Floridës, sipas projeksioneve të BBC-së.

Me këtë rezultat, Florida pritet të ketë guvernatorin e parë afroamerikan në historinë e saj.

Donalds, i cili shërbente si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan që prej vitit 2021, kandidonte për të zëvendësuar guvernatorin republikan Ron DeSantis, të cilit i përfundon mandati.

Ndërkohë, republikania Ashley Moody u shpall fituese e zgjedhjeve speciale për një vend në Senatin amerikan, duke mposhtur demokratën Angie Nixon.

Sipas BBC-së, republikanët arritën të ruajnë avantazhin në Florida, pavarësisht fitoreve të rëndësishme të demokratëve në nivel kombëtar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume