Prania e shtuar e njësive speciale të policisë mëngjesin e sotëm në rrugët e Kumanovës, sipas informacioneve jozyrtare, paralajmëron një aksion të gjerë policor, gjatë të cilit Sektori për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranë Byrosë së Sigurisë Publike po punon për zbardhjen e veprimtarisë së një grupi të organizuar kriminal, të përbërë nga persona të njohur në botën e krimit në Kumanovë.Bëhet fjalë për një grup që, sipas dyshimeve të organeve hetimore, ka vepruar për një periudhë të gjatë në territorin e Kumanovës dhe më gjerë, duke përdorur dhunë, kërcënime dhe shantazhe. Grupi dyshohet se është përfshirë në zhvatje, fajde, pastrim parash dhe legalizim të të ardhurave të tjera të përfituara nga veprimtari kriminale.