Komisioni Evropian ka shpërndarë dje raportin për Severnistanin, ku sipas këtij raporti qeveria e premierit Micko nuk bën përpjekje për ndryshimet kushtetuese, si hap i parë për vazhdimin e negociatave me BE-në.
Një tjetër vërejtje e Komisionit Evropian për Severnistanin në këtë raport ishte ishte shmangia e Komisionit historik me Bullgarinë për çështjet historike ku qeveria e premierit Micko ka ngecur në fillimet e saj.
Moszbatimi i Marreveshjes së Prespës në të gjitha pikat e saj për Brukselin zyrtar përbën një shqetësim më shumë për devijimin e rrugës europiane të kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, që po ankohet si viktimë e palës bullgare, ku në këtë “qorrsokak” me politikat e tij anti-BE, premieri Micko po e shpie drej Kremlinit!
Një tjetër pikë e nxehtë e këtij raporti vjetor për Severnistanin është se “Brukseli evidenton edhe problemet që prekin shqiptarët
Në pjesën për marrëdhëniet ndëretnike, Komisioni vlerëson se situata mbetet përgjithësisht stabile, ndërsa Marrëveshja e Ohrit vazhdon të zbatohet.
Megjithatë, raporti evidenton probleme në zbatimin praktik të të drejtave gjuhësore dhe përfaqësimit të drejtë të komuniteteve joshumicë.
Në mënyrë të veçantë përmenden protestat e studentëve të drejtësisë, të cilët kërkuan mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.”- raportojnë mediat ne gjuhën shqipe.
Ahere, përse heshtin vredistët e koalicionit qeveritar për këto ngecje bllokadës se Severnistanit drejt BE-së, kur premieri i tyre Micko kolovitet mbi kolovajzën e BE-së, ku çuditërisht di vetëm të ankohet si viktimë, duke kërkuar ndihmë – “aman mos na lëshoni”?
Kur do ta kuptojnë komitët dhe sllavo-maqedonët se politikat anti-BE të premierit të tyre nuk janë për kthimin e “Maqedonisë maqedonëve”, por dorëzimi vullnetar i Severnistanit me linjën Beograd – Moskë!
A ishte ky ndryshimi dhe parulla propagandistike që vredistët e hodhën gjatë fushatës zgjedhore para zgjedhjeve të 8 majit të 2024, apo ishin thjesht megafonë të Mickos, që për hir të atij “pushteti pa pushtet”, ata pranuan denigrimin dhe defaktorizimin e shqiptarëve sipas porosive të despotit?
BE-ja ka ngritur alarmin gjithandej se Severnistani ka ngecur në kënetën e nacionalshovinizmit që e kanë krijuar vetë, ndërsa veshët e Mickos dhe të komitëve të tij nuk e dëgjojnë!
Edhe sa vjet do të presin qytetarët që të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të hapen negociatat me BE-në?
Medai Shaholli