Të gjitha sferat për të cilat ne si Lidhje Shqiptare kemi ngritur shqetësime në vazhdimësi, dje ishin të theksuara në raportin e Komisionit Europian, që zyrtarisht titullohet Raport Progresi, por për Maqedoninë e Veriut në fakt është Raport Regresi. Nga ndryshimet Kushtetuese, partizimi dhe etnizimi i gjyqësorit, presioni dhe kërcënimet ndaj mediave dhe gazetarëve, Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, diskriminimi gjuhësor dhe në çdo sferë tjetër, janë dështimet e Qeverisë aktuale dhe institucioneve kompetente.

Është viti i dytë dhe raporti i dytë që jo vetëm konfirmon vlerësimet dhe paralajmërimet tona, por tanimë flet edhe për hapa mbrapa, përkundër premtimeve të partive në pushtet për përparim e ndryshim.

Sot na mbetet vetëm të pyesim partitë shqiptare në Qeveri, ku ngelën zotimet e tyre herë për 6 muaj, herë për 1 vit e tanimë dy vite për debllokimin e procesit euro-integrues? Apo nuk ju mjafton as përgjigja e drejtëpërdrejtë e Brukselit zyrtar se kjo Qeveri ka dështuar dhe e çon vendin pas?

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume