Një shtetas i Republikës së Taxhikistanit është arrestuar në Tetovë nën dyshimin për falsifikim dokumentesh, mëson Tetovasot.
Sipas policisë, më 4 nëntor rreth orës 17:00, zyrtarët e SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.L.I. (28).
Ai dyshohet për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”, sipas nenit 378 të Kodit Penal.
Tetovasot mëson se personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të zhvillohet procedura përkatëse ligjore.